E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitën shtëpi dhe lokale, arrestohen 3 korçarë

Zbardhen katër vjedhje në banesa dhe biznese ne Korce.

Sherbimet e policise bënë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve konkretisht shtetasve Oltion Kondi, 43 vjeç; Markel Qirjazi, 42 vjeç dhe Xhaferr Pojani, 37 vjeç, banues në Korçë.

Reklamë

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre më datë 03.01.2022, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. R., një televizor plazma, dy tableta dhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, dyshohet se tre shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në lagjen nr. 18, Korçë. Konkretisht më datë 30.08.2021, në banesën e shtetasit N. X., kanë vjedhur një televizor plazma dhe disa orendi bakri, më datë 08.10.2021, në dyqanin e shtetasit E. K., një sasi lekësh dhe në lokalin e shtetasit Sh. I., një televizor plazma.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një televizor plazma, dy celularë dhe një sasi lekësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë