E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 60 minuta më parë
Video · Kronikë

Grabitën një karburant në Kurbin, pranga dy të dyshuarve

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar, për vjedhje të armatosur dhe me maska të karburanteve në këtë qytet.

 

Në sajë të operacionit “Skuraj” janë arrestuar shtetasit, Flakon Tafa, 24 vjeç, dhe Fatjon Tafa, 27 vjeç. Të dy të arrestuarit rezultojnë me  precedentë të mëparshëm penalë, janë arrestuar si të dyshuar për vjedhjen e armatosur dhe me maska të një karburanti më 28 korrik 2017, në fshatin Skuraj..

 

Reklamë

Sipas policisë të arrestuarit kishin rrëmbyer një shumë monetare prej 110 mijë lekësh, ndërsa më 28 shkurt të këtij viti kanë tentuar të vjedhin një tjetër karburant në aksin rrugor Milot-Thumanë.

 

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen edhe të një tjetër shtetasi, 30-vjeçarit F.K., edhe ky i dënuar më parë. Gjithashtu vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve, ku këta shtetas dyshohet të jenë autorë.

Më shumë video

Reklamë