E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitën miliona euro në Rinas/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për 8 autorët

Prokuroria e Posaçme kundër krimi dhe korrupsionit kërkoi dënimin me 157 vite burg në total për 8 autorët e grabitjes së rreth 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, tre vjet me parë.

 

Reklamë

Dënimi më i madh me 24 vjet burg është caktuar për Klement Çalën ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit kriminal, akuza kërkoi dënimin me nga 19 vite burg

 

Reklamë

Të pandehurit e tjerë për vjedhjen spektakolarë janë: Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi.

 

Në 9 prill të vitit 2019, në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata planifikuan dhe realizuan në kohë rekord grabitjen më të bujshme në aeroportin e e Rinasit. Agresorët hynë në pistë me një fugon me mbishkrimin hetimi tatimor dhe më pas, nën kërcënimin e armëve, morën thasët me para që ishin bërë gati të dërgoheshin me avion jashtë Shqipërisë.

 

Banda arriti të largohej nga aeroporti, por gjatë ndjekjes nga policia dhe shkëmbimit të zjarrit, mbeti I vrarë Admir Murataj, organizatori kryesor i grabitjes.

 

Pas kësaj ngjarjeje, shuma më e madhe e parave u zhduk dhe nuk është gjetur deri më sot. Por fshehja e tyre dhe përplasja mes anëtareve të bandës në ndarjen e parave solli një seri vrasjesh në Durrës, Shijak dhe Elbasan, me protagonist kryesor Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin, ky I fundit I arrestuar vetëm pak ditë më parë në Fier.

Më shumë video

Reklamë