Një 28 vjeçar shkodran ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet si një ndër autorëve të vjedhjes me dhunë të disa shtetasëve  të huaj.

 

Sipas bluve të këtij qyteti Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasëve pakistanezë  780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

 

Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *