E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabiste banesat me partneren, dënohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në zonën e Aosta ne Itali.

 

Reklamë

Shqiptari Anton Ndreka është arrestua në shkurt të vitit të kaluar së bashku me partneren e tij italiane, ndërsa masa e sigurisë për këtë të fundit pritet të jepet më 21 janar, raporton Ansa.

 

42-vjeçari akuzohet për grabitjen e 5 apartamenteve mes të vitit 2014 dhe tetorit 2017 dhe synonte kryesisht bizhuteritë me vlerë. Çifti përdorte një strategji të veçantë për grabitjen e tyre dhe ndiqnin me përpikmëri planin.

 

Pesë denoncimet që kishin përfunduar në polici, thuajse të gjithë jepnin të njëjtat karakteristika. Shqiptari dhe partnerja e tij 32-vjeçare shfrytëzuan marrëdhëniet që ekzistonin midis tyre dhe viktimave me një dinakëri të caktuar. Falë gjurmimit dhe informatave të vjedhura për pronarët ata hynin më pas në apartamente dhe grabisnin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë