Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetaseje, e cila hynte në banesat e pushuesve dhe u merrte sende me vlerë.

 

Sipas policisë, është vënë në pranga shtetasja G.L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e policisë dyshohet se 32 vjeçarja është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje,  konkretisht:

Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.

Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.

Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.

Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *