E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabisnin kasafortat e bizneseve/ Arrestohen 3 “skifterët”

Tre shtetas janë arrestuar sepse akuzohen për disa vjedhje të kryera në Tiranë. Policia e kryeqytetit prangosi mëngjesin e kësaj të marte shtetasit E. M., 33 vjeç, F. Sh., 37 vjeç dhe E. Ç., 38 vjeç.

 

Ata akuzohen se në Rrugën e Kavajs në një poliklinikë kanë grabitur 13 milionë lekë të vjetër në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Po ashtu, të arrestuarit janë nën akuzë edhe për një vjedhje prej 413 lekësh të ndodhur në Rrugën e Dibrës në kasafortën e një klinike.

 

Reklamë

 

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë