E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabisnin farmacitë në Itali, arrestohen tre shqiptarët

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë grabitur disa farmaci.

Sipas medieve të huaja, farmacia në Piazza Marinai d’Italia në Oltreponte u grabit nga shqiptarët, si dhe ata tentuan  të vidhnin dy farmacitë në Balzola dhe Morano.

Grabitja e tyre e parë rezultoi e suksesshëm në Oltreponte, pasi vodhën produkte që mund të kushtonin rreth 5 mijë euro.

Më pas tentativa e dytë në Balzola, dështoi për shkak të pranisë së pronarit. Edhe e treta dështoi, pasi ndërhyri policia dhe i arrestoi.

Tre shqiptarët u dërguan në burgun e Vercellit në orët e vona të mëngjesit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë