Kur vëmendja e gjithë tifozëve ishte përqendruar ne ndeshjen Rumani-Shqipëri, nje shqiptar dhe nje rumun u bene bashke per te vjedhur nje argjendari ne Itali. Ngjarja ndodhi ne nje lagje te kryeqytetit italian. Policia arrestoi 21-vjeçarin shqiptar Andi Mera dhe bashkëpunëtorin e tij rumun. Pasi çaktivizuan alarmin e argjendarisë, per ore te tera ata hapen nje vrime ne mur per te hyre brenda saj. Por ka qene nje kalimtar i rastit, qe ka pikasur gjithçka dhe ka lajmëruar policinë. Grabitësit u arrestuan ne flagrance, teksa bëheshin gati te largoheshin me bizhuteritë e vjedhura ne vlerën e mijëra eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *