E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Goro: Debati për Himarën, politik

Për Kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro debatet rreth aksionit të IKMT-së në Himarë janë tërësisht politike.

 

Sipas Goros, projekti ka marrë miratim unanim nga këshilltaret bashkiakë, pra edhe nga te djathtët si dhe nga përfaqësuesit e PBDNJ-së.

 

Reklamë

Sipas kryebashkiakut të Himarës, edhe Athina është njohur kohë më parë me projektin.

 

Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të nisë procesi i shembjeve që do t’i hapë rrugë projektit për rivitalizimin e qendrës së Himarës.

 

Sipas Goros, pritet vendimi i gjykatës Administrative, pasi 12 objekte janë në proces gjyqësor. Vendimi i gjykatës për pezullim të veprimeve është apeluar nga INUV.

 

Të enjten, banorët e Himarës zhvilluan fazën e fundit të konsultimit me bashkinë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre për shpronësim të truallit, për të cilin jo të gjithë janë pajisur me dokumente pronësie.

Më shumë video

Reklamë