Provoni të imgjinoni sesi mund të ketë qenë reagimi i shqiptarëve kur kanë provuar për herë të parë djathin Gorgonzola. Me siguri u është dukur i çuditshëm dhe i pangrënshëm . Por fatmirësisht kohët kanë ndryshuar e si rrjedhojë ka evoluar edhe mënyra e të ushqyerit.

 

Tanimë gorgonzola është pjesë e pandashme e antipastave dhe recetave të tjera. Dhe kështu duhet të jetë sepse ky djath ‘’magjik’’ ndikon në jetëgjatësinë e njeriut. Sipas një studimi të publikuar në revistën amerikane ‘’Nature’’ konsumi i gorgonzolës zgjat jetën. Ai u zhvilluar fillimisht mbi minjtë e laboratorit dhe u vunë re rezulate të pabesueshme.

 

Përbërësi kryesor i gorgonzolës është spermidina, një molekulë që bën shumë mirë për zemrën dhe rrit jetëgjatësinë. Spermidina është zbuluar për herë të parë në kampionët e spermës dhe për këtë asye mori këtë emër. Ajo gjendet jo vetëm në djathë, por edhe në farat e sojës, mëlçinë e pulës, bizelet, grurë, molusqe dhe karkalecat e detit. Ajo arrin të ulë presionin e gjakut dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.

 

Gorgonzola është nga ato djathëra që nuk duhet t’i mungojë regjimit tonë ushqimor, por duhet të ngrënë në mënyrë të moderuar. Mjekët nutricionistë rekomandojë që doza diotre nuk duhet t’i kalojë të 30 gramët. Ai përmban kalcium,zink, por dhe shumë përbërës ushqyes kalorikë dhe yndyrorë. Për këtë arsye nuk duhet tepruar me sasinë e konsumit. Gorgonzola e stazhionuar ka jo vetëm një shije më të fortë, por luan një rol shumë herë më të fuqishëm në jetëgjatësinë e njeriut./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *