E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Google “vishet” kuq e zi/ Ndryshon imazhin në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Google është “veshur” kuq e zi.

 

Reklamë

Motorri më i madh i kërkimit në botë, ka ndryshuar imazhin, duke vënë flamurin shqiptar dhe të ngjyrosur me të kuqe fjalën “Google”.

 

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë