Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për 37-vjeçarin, Gjergj Priftuli, drejtuesin e gomones qe humbi kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në Jalë.
Vendimi u dha nga ana e gjyqtarit Hektor Sinanaj.
Ngjarja ndodhi të shtunën në plazhin e Jalës. Priftuli humbi kontrollin e gomones dhe më pas mjeti ujor përfundoi në pjesën e bregut, aty ku qëndrojnë pushuesit.
Gomonia goditi Agustin Sefën dhe partneren e tij 25-vjeçare.
Vajza është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjecari Agustin Sefa ndodhet ende në gjendje të rëndë pasi ka kryer deri tani dy operacione.