E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Golem, plagos shokun në kafe

Një person mbeti i plagosur në Golem të Kavajës, pasi u qëllua nga shoku i tij pranë një kompleksi turistik. Sipas të dhënave të policisë, dy shokët kanë qenë duke pirë kafe, por pas një debati të çastit Lajdent Kadilli 23-vjeç qëlloi me pistoletë ndaj shokut të tij, duke e lënë të plagosur. 23-vjecari u largua nga vendngjarja, ndërkohë që i plagosuri me inicialet A.Ç u dërgua ne spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shpallur në kërkim Kadillin, ndërkohë që ka marre në pyetje dëshmitarët për të zbardhur motivin e plagosjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë