E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Golden Globes”, Di Caprio aktori më i mirë

Ilustrim · Vizion Plus

Ky është filmi që ka triumfuar në Golden Globes Awards të këtij viti. “The revenant” është vlerësuar më tre trofe duke u cilësuar kështu si filmi më i mirë dramatik. Trofeu i dytë për këtë megaprojekt kinematografik ka kaluar nga aktori kryesor i filmit Leonardo di Caprio. Ai është vlerësuar me Globin e Artë si aktori më i mirë i vitit. Alejandro Gonzalez Innaritu, apo siç quhet ndryshe truri i “The revenant” është vlerësuar gjithashtu si regjisori më i mirë i vitit. Aktorja më e mirë e 2015-ës është zgjedhur Brie Larson, e cila është vlerësuar për rolin e saj në filmin “Room”. Jeniffer Lawrence ishte një tjetër artiste u vlerësua në zhanrin e komedisë për rolin e saj në filmin “Joy”, ndërsa si aktore joprotagoniste trofeu shkoi për Kate Winslet, që këtë vit erdhi në filmin “Steve Jobs”. Ceremonia e përvitshme e çmimeve ndërkombëtare për kinematografinë ka mbledhur në këtë edicion të 73-të yjet e hollivudit në Beverli Hilton, në Los Angeles. Golden Globes Awards njihen edhe si trofetë që hapin dyert e çmimeve Oscar, ceremonia e të cilëve pritet të mbahet në muajin shkurt.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh