Subscribe

Pas Odise Roshit me Terek Grozni, edhe dy futbolliste te tjere shqiptare, por te kombëtares se Kosovës gjeten rrjetat me ekipet e tyre. Pejani Berisha mbylli nje fitore te madhe te skuadrës se tij Anzhi ndaj ekipit me ne forme te momentit ne Rusi, Zenit, ne rezultatin përfundimtar 4-0. Goli nga ana e 25-vjecarit u shënua ne minutën e 79 te takimit, ndërsa Anzhi u kualifikua per ne çerekfinalet e kupës se Rusisë. Për Bernard Berishen ne vitin e pare ne skuadrën ruse ky ishte goli i pare ne kupe, ndërsa ka shënuar edhe dy te tjere ne kampionat. Ndërkohe edhe Herolind Shala i cili pak kohe me pare u larguar nga kombëtarja kuqezi drejt asaj te Kosovës,  ndërsa ne rangun e klubeve u zhvendos nga Çekia drejt Turqisë gjeti golin e pare me fanellën e Kasimpasa. Skuadra e tij mundi Kahraman Maraspor 2-0 ne fazën e pare te kupës se Turqisë, ndërsa Shala zhbllokoi shifrat ne minutën e 56, duke i hapur rruge fitores. Kujtojmë se 24-vjecari ne fund te sezonit do te rikthehet te Sparta e Pragës,  pasi është dhene ne formën e borxhit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *