Nje gol ne fushën e huaj apo me mire nje autogol mban ndezur shpresat e Skënderbeut per kualifikim ne fazën e plejofit te Uefa Europa League. Pas nje pjese te pare te dobët, korçaret kane pesuar nje gol ne limitet e saj. Ne minutën e 42 Jan Chramosta ka goditur porten e korçareve. Por pjesa e dyte ishte me e mire dhe ne fund ne minutën e 86 nje goditje e Latifit devijohet nga Cmovs dhe përfundon ne rrjete. Por nuk ishte e thënë qe te mbaronte ne barazim sepse sulmi i pare pas golit përfundon me nje goditje me finte brenda zonës korçare nga Janos dhe është e pakapshme per Shehin. Gjithsesi ndeshja e kthimit pas nje jave ne Elbasan ka shprese per bardhëkuqet.

 

Shpresa kane edhe kuqezinjtë e Shkëndijës qe ne transferten e vështirë kundër Trakait ne Letoni munden 2-1 dhe goli ne fushën kundërshtare mban lart përqendrimin per ndeshjen e Tetovës. Me mire akoma ka bere Osijeku i Eros Grezdes qe ka befasuar PSV Einfhgoven ne Holande. Nje gol me penallti ne pjesën e dyte ka lene pa fjale favoritet holandeze. Vështirësi te mëdha ka patur Evertioni kundër skuadrës Ruzomberok ku militon dhe talenti Kristi

 

Qose. Vetëm 1-0 ne Liverpul me nje gol te Baines. Rikthimi i Milanit ne Europe ka rezultuar i suksesshëm fale nje goli te Rodriges nga goditja e dënimit. Ndersa Olimpiku i Marsejes ka mundur Ostenden 4-2, por ndeshja e kthimit ne Belgjike pritet te mos jete nje shëtitje. Sioni i Tramexanit është mundur 3-0 ne transferten e Suduvas ne Lituani.

 

Nje autogol dhe nje gol brenda 9 minutave te Opera kane shokuar zviceranet dhe ne fund eshte mbyllur 3-0. Zeniti i Shen Peterburgut ka fituar 0-2 ne transferten izraelite te Bnei Jehudas ndërsa Dinamo e Zagrebit fitoi me permbysje ndaj Odsgrenland nga Norvegjia. Gjermania e Frajburg ka fituar minimalisht 1-0 kundër Domzhales nga Sllovenia. Pas nje jave përcaktohen skuadrat qe pritet te kualifikohen ne fazën e plejofit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *