E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gol kuqezi në Rusi, Daku shënon sërish

Mirlind Daku ka shënuar një tjetër gol në kampionatin rus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi përballë CSKA-së së Moskës.

Duhet theksuar se goli ishte tërësisht shqiptar, pasi ishte Shabanhaxhaj ai që i dhuroi asisin Dakut, i cili përballë portierit nuk fali.

Kujtojmë që për Dakun ky është goli i nëntë sezonal ndërsa ka zhvilluar 16 ndeshje në kampionatin rus, si dhe ka dhënë tre asiste.

Sulmuesi shqiptar luan sezonin e dytë në Rusi me fanelën e Rubin Kazan, pasi më herët ka luajtur në kampionatin e Kosvës, Kroacisë dhe Sllovenisë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë