Skuadrat shqiptare mësuan mesditën e kësaj të marte edhe kundërshtarët e tyre në Europë në ndeshjet e vlefshme për turin e parë kualifikues. Fati i ka buzëqeshur kampionëve të Teutës në Champions League që kanë peshkuar një skuadër  të kalueshme si Sheris Tiraspol, ekipi kampion i Moldavisë. Djemtë e detit do të luajnë ndeshjen e parë në 7 korrik  në stadiumin Niko Dovana ndërsa një javë më vonë do të udhëtojnë në Moldavi. Ndërkaq shqiptarët e shkëndijës së tetotës do të luajnë kundër kampionëve  të  Sllovenisë, Mura,  me duelin e parë që i favorizon duke qenë se luajnë  në Tetovë.

 

Pas kësaj, Uefa hodhi shortin dhe për kompeticionin më të ri ”Konferenc Lig”  , finalja e të cilit do të luhet në 25 maj në stadiumin kombëtare Air Albania në Tiranë. Pjesëmarrës në këtë garë janë dhe ekipet e superliges shqiptare si  Vllaznia, Partizani dhe Laci,  të cilët preferuan të luanin në këtë kompeticion duke qënë se edhe shanset për kualifikim janë më të mëdha se në Europa League. UEFA ka vendosur që të gjitha klubet pjesëmarrëse do të marrin për çdo raund nga 100 mijë euro plus shpërblimit të caktuar sipas tureve.

 

Kuqeblutë e Vllaznisë të rikthyer në Europë pas 10 vitesh, do të luajnë në transfertë me Shiroki Brijeg të Bosnje Hercegovinës. Edhe Partizani ka qenë me fat, pasi goglat e vunë përballë moldave si Stinful George, një skuadër mesatarisht e kalueshme.

 

Ndërkaq, do të kemi dhe dy duele shqiptare, pasi Laçi është vendosur përballë malazezëve të Podgoricës me sfidën e parë që luhet në Laç, ndërsa Shkupi do të pres Llapin në shtëpi.

 

Ndeshja e parë e ketij turi do të luhet në  8 korrik ndërsa një javë më vonë është sfida e kthimit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *