E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Goditje e grupeve kriminale”/ SPAK memorandum bashkëpunimi me Italinë

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja nënshkroi këtë të premte një memorandum bashkëpunimi me Italinë.

 

Në fokus të memorandumit është goditja e grupeve kriminale që operojnë në të dy vendet. Memorandumi u nënshkrua gjatë një takimi që Kraja pati me Prokurorin Kombëtar Antimafia, Federico Cafeiro de Raho në Romë.

 

Kreu i SPAK dhe homologu italian vlerësuan se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer, duke hapur rrugën kështu për hetime komplekse dhe të specializuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë