Subscribe

Nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e LSI-së u shpreh se paketa fiskale e propozuar nga qeveria, do të godasë për herë të tre qytetarët.

 

Gjatë fjalës së saj, ajo gjykon se ky buxhet po shkatërron sektorin e bujqësisë, të cilin e konsideron si më të rëndësishmin.

 

“Goditja e tretë që i vjen qytetarëve, sot duhet të kishim një paketë që do të përkrahte prodhuesit dhe fermerët, por nuk ndodh kështu, por në këtë paketë ka vetëm kosto. Do godasë prodhimin vendas, u bëj thirrje fermerëve që të unifikohen për të qëndruar dhe për t’u përballur me këtë realitet të hidhur, ne i kemi dëmtuar, por duhet të punojmë shumë më shumë për ta ndryshuar atë se çfarë po ndodh, ky buxhet i përket një kohe shumë të varfër, shkatërron sektorin më të rëndësishëm, ku 52% e shqiptarëve punojnë në bujqësi”, deklaroi Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *