Ish kryeministri Sali Berisha do të merret nesër në orën 14:00 në pyetje nga GJKKO si person nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani”, çështje për të cilën ndodhet në gjykatë edhe dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

 

Por, nga goditja e “peshqve të mëdhenj”, i rrezikuar nuk ndihet vetëm Berisha, por edhe mazhoranca socialiste. Këtë gjë deklaroi politologu Ermal Hasimja në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus.

 

Ai tha se SPAK po vepron e pavarur nga ndikimi politik, teksa shtoi se kryeministrit Rama nuk do t’i interesonte një situatë e tillë në këto momente.

 

Intervista e plotë:

 

Kishte kohë që nën zë flitej se SPAK po u afrohej peshqjve të mëdhenj. Për disa sot është një ditë e madhe për drejtësinë ndërsa për berishën akt politik. Ju si mendoni?

 

Është herët për ti pasur gjërat e qarta. Është e vështirë të shikosh aktivitetin politik të Berishës si aktiviteti më të fuqishëm. Ka pasur edhe çështje të tjera për hetim. Është herët se çfarë do prodhojë ky proces.

 

Si e komentoni heshtjen e shumicës?

 

Unë mendoj që ka një gjë pozitive kjo që po ndodh, sepse sot çdo njëri që është në politikë ndohet i kontrolluar dhe në mos sot, nesër ose në një kohë të largët do hetohen. Sot më të shqetësuar përveç Berishë dhe Malltezit, më të frikësuar janë ata në pushtet. Po ta vendosësh veten në pozicionin e socialistëve nuk kanë interes për një proces të tillë.

 

Interesi i mazhorancës do ishte që Berisha dhe Basha të ishin aty e të vazhdonin të drejtonin opozitën. Drejtësia vepron edhe përtej politikës.

 

 

Si e shikoni qëndrimin e Bardhit?

 

Qëndrimi i Bardjit më duket racional dhe strategjik. Ne mund të jemi në një situatë, në mos të pavarur nga të gjitha burimet, drejtësia duket sikur po vepron përtej atyre që duan socialistëve në pushtet. Bardhi nuk mund të dalë kundër drejtësisë që është mbështetur edhe nga SHBA e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *