Policial e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeç i cili ka goditur me thikë vëllain e tij.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

 

Autori me iniciale F.Xh është arrestuar menjëherë nga blutë, ndërsa vëllai i tij ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Xh., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës, vëllain e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *