Një 41-vjeçar është vënë në pranga, pasi raportohet se ka goditur punonjësin e shërbimit pyjor në Prrenjas.

Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari është denoncuar nga punonjësi i shërbimit pyjor, i cili pretendon se është dhunuar për shkak të detyrës.

Më tej, policia sekuestroi  400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 41-vjeçarit.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *