E diel, 18 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi policin dhe u largua me vrap, ja dinamika e arratisjes së Altin Ndocit! Në ngjarje u përfshinë dy automjete

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci, është arratisur nga spitali i Durrësit.

Ky është momenti kur Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore. Ai po trajtohej për një infeksion në mushkëri, kur kërkoi të shkonte në tualet.

Reklamë

Por befas, gjatë shoqërimit, ai  goditi punonjësin e sigurisë i cili ishte i vetëm dhe më pas doli me shpejtësi nga pavioni. Në parkim e priste një makinë me ngjyrë të bardhë, me të cilën ai arriti të largohej nga spitali. Në planin e arratisjes është përfshirë edhe një mjet tjetër.

Reklamë

Dy policët që po e shoqëronin e ndoqën deri jashtë ndërtesës, por nuk arritën ta ndalnin. Pamjet tregojnë  njërin prej punonjësve të policisë më armë në dorë, i cili qëlloi në ajër për të parandaluar arratinë e Ndocit, por pa sukses. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai u largua drejt zonës së Spitallës.

Forca të shumta policie ngritën postblloqe, ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve pezulloi nga detyra zinxhirin komandues të paraburgimit të Durrësit.

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”. Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm.

Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Erion Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë