E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë/ Arrestohet 39-vjeçari

Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër.

 

Reklamë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 

Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë