E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi me sëpatë kunatën, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të premte në rrugën “Jordan Misja” .

 

Shtetasi me iniciale M.K., 62 vjeç, banues në fshatin Armath, në Durrës, së bashku me dy djemtë e tij goditi me sëpatë kunatën e tij  me iniciale Q.K., në vitin 2018 duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

 

Gjykata e Durrësit e kishte dënuar në tetor të 2018 me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë