E premte, 16 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Vlorë. Sipas policisë gjatë një konflikti që ka nisur për motive të dobëta, 41-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta një shtetas 48-vjeç.

48-vjeçari, pas plagëve të marra, po merr trajtim mjekim në Spitalin e Traumës.

Reklamë

Ndërkohë autori 41-vjeçar është arrestuar nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë