E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi me grusht anëtarin e këshillit bashkiak në Pogradec, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin Kevi Muçollari, i cili ndërhyri gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke u konfliktuar me anëtarët.

Gjatë debatit Muçollari pati konfrontim fizik me E.Sh 47-vjeç me detryë anëtar i këshillit Bashkiak.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë