E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Vendi

Goditi me dorezë metalike 54 vjeçarin, arrestohet i riu

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi goditi me dorezë metalike një 54 vjeçar.

 

21 vjeçari i arrestuar është me inicialet E.T, 21 vjeç, banues në Lushnje.

 

Reklamë

Policia ka bërë me dije se krahas 21 vjeçarit ka nisur procedim penal edhe ndaj vëllait të tij, F.T., 19 vjeç.

 

Sipas policisë, të dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin L.Z, 54 vjeç. Gjatë konfliktit shtetasi E.T. e ka qëlluar 54 vjeçarin me një dorezë metalike duke I shkaktuar plagë të ndryshme.

 

Shtetasi L.Z  ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë