E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi disa herë me thikë në kurriz dhe krah një 19-vjeçar, arrestohet i mituri

Një 16-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Kamzës këtë të mërkurë. I mituri akuzohet se ka goditur disa herë me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti banal që pati me të.

 

Reklamë

19-vjeçari mori dëmtime të rënda në kurriz dhe në krah dhe ndodhet i shtruar tek spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Për të njëjtën ngjarje, u procedua penalisht edhe një 34-vjeçar. Ai është shoku i të plagosurit me thikë. Për të marrë hak për shokun e tij, 34-vjeçari goditi me mjete të forta në trup të miturin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë