E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Goditet trafiku i klandestinëve

Prej 10 ditësh në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavije është zhvilluar një operacion i përbashkët mes Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Drejtori i Qendrës Demokratike per Kontrollin e Forcave te Armatosura Anton Travner nënvizoi se pse u zgjodh ky vend.

 

“Vendi nuk u zgjodh rastësisht, u be një përgatitje analitike përpara operacionit te përbashkët, ku analizat tregojnë qe rruga e Ballkanit Perëndimor është zhvendosur nga Veriu ne Jug dhe kufiri greko-shqiptare u be nje pike shume e ekspozuar.”

 

Reklamë

Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e policisë Aida Hajnaj vlerësoi operacionin dhe tha se u parandaluan disa raste te trafikimit te klandestineve.

 

“Ky operacion u zhvillua në kufirin e gjelbër në stacionin e Policisë Kufitare Kakavije. Punonjësit e Policisë Kufitare nga Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Moldavia dhe Bullgaria dhe EUROPOL punuan sëbashku me punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare për të forcuar mbikëqyrjen e kufirit, me rezultatin e vetëm parandalimin e paligjshmërisë, parandalimin e imigracionit të parregullt dhe veprimtarisë kriminale kufitare. Shërbimet e përbashkëta bënë të mundur kapjen e disa shtetasve të huaj, imigrantë të parregullt, të cilët iu nënshtruan procedurave të intervistimit sipas rastit, si dhe të shtetasve shqiptarë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshëm.”

 

Operacioni kishte për qëllim edhe shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e besimit reciprok, si dhe përcjelljen e një mesazhi të qartë për këdo që merret me veprimtari kriminale ndërkufitare: se mes policive të rajonit nuk ka ndasi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë