Policia goditi një tjetër grup të trafikut të klandestinëve, që vepronte prej kohësh në Tiranë.

 

Skema kriminale ishte organizuar nga dy motra: Drita Shehu dhe Sanije Shehi, që ishin pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ato prisnin emigrantët e paligjshëm në Devoll dhe i kalonin më tej në Kosovë.

 

Po ashtu, grupi realizonte edhe kalimin drejt Europës të personave nga Lindja që vinin në Shqipëri me vizë ose me leje të rregullt qëndrimi.

 

Gjatë operacionit “Complex” u arrestuan 5 persona dhe u sekuestruan 72 pasaporta, 37 leje qendrimi, dy mjete identifikimi, dy makina, si dhe një sasi parash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *