Subscribe

Në një megaoperacion i koduar “Lockdoën” nga forcat e rendit italiane, ka cuar në arrestimin e 160 personave të akuzuar për një sërë veprash penale.

Aksioni u shtri thuajse në të gjithë territorin e Italisë dhe në të morën pjesë mbi 750 forca policie.

Në romë, Salerono dhe Milano u vunë në pranga 80 persona për trafik të lëndëve narkotike.  Të arrestuarit akuzohen për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve dhe krijimin e shoqatave që synojnë trafikimin e droges. Në Reggio Emilia dhe Catania, 70 arrestime të tjera u kryen kundër njerëzve të akuzuar për vjedhje, grabitje dhe krime kundër pronës.

Pjese e arrestimeve ka qenë dhe goditja e një grupi të Ndraghetas, i cili operonte në Veri të Italisë, në zonën e Lekos. 18 persona u arrestuan të akuzuar për trafik të mbetjeve, fajde, zhvatje dhe pastrim të parave, të gjitha të lidhura me emrin e bosit Cosimo Vallelonga. Dyqani i tij i mobiljeve u përdor si një mbulesë për aktivitete të paligjshme sipas prokurorisë.

Ndërkohë në Catanzaro në një tjetër operacion koduar “Golgota” u arrestuan 36 pjestarë të ndraghetas kalabreze, të akuzuar për trafik të armëve dhe lëndëve narkotike

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *