Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për operacionin që u zhvillua nën koordinimin e Europol dhe u zbatua nga policia spanjolle.

Në një reagim, Balla shkruan se nga operacioni “La Pampa” u arrestuan 31 persona, u sekuestruan 25 automjete dhe 10 armë zjarri.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, ministri thotë se u sekuestruan dhe 3 milionë euro cash dhe 13 milionë euro pajisje elektronike.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin në 48 milionë euro.

Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së. Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, shkruan ministri Balla./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *