E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Goditet rrjeti i trafikut të armëve

Tritol, murtaja, granata ofensive e defensive, mitraloza dhe predha me rreze të madhe veprimi janë kapur nga policia pas finalizimit te operacionit qe çoi ne asgjësimin e nje rrjeti te sofistikuar te trafikut te armeve. Goditja e grupit te strukturuar kriminal u be pas hetimit disa mujor me metoda speciale nga policia e kryeqytetit ne bashkëpunim me ate te Korçës dhe me mbështetjen e Prokurorisë. Ne pranga kane përfunduar dy trafikante, ndërsa 16 persona jane shoqëruar. Ky është momenti i arrestimi të Adil Mersinllarit dhe Bledar Muçollari të dy banues në Korçë. Sipas numrit dy te policisë se Tiranës përveç arrestimit te dy trafikanteve operacioni u shoqërua me sekuestrimin e një arsenali te vërtetë luftarak, duke filluar nga ato më të lehtat e deri të armët.

• 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.

• 103 copë granata sulmuese “defensive ” me rreze shpërthyese rreth 200 metra

Në të gjitha predhat gjenden të dhëna të markerimit dhe janë prodhim kinez. Hetuesit po kërkojnë bashkëpunëtoret e tjere te përfshire ne trafikimin e armeve. Pavarësisht goditjes se ketij rrjeti drejtuesit e policisë thonë se deri tani nuk është zbuluar destinacionin final të armëve luftarake, duke mos specifikuar se për cilin tregun ishin, atë vendas apo, të huaj.

Reklamë

 

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë