Subscribe

 

Dhjetë persona, mes tyre tre femra, u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi shfrytëzonin vajza për prostitucion, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë. Mes te prangosurve është edhe nje biznesmen.

 

Operacioni i koduar “Taksia 2” çoi në shkatërrimin e këtij rrjeti prostitucioni pas një hetimi 5 mujor. Ky është momenti kur uniformat blu hyjnë në një prej dhomave te hotelit ku ndodheshin disa të rinj.

 

Prostitucioni ushtrohej në një hotel në kryqëzimin e “Tregut elektrik”. Shuma e cila kërkohej për një nga vajzat të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion varionte nga 50 deri në 100 euro.

 

Sipas policisë, Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, shërbenin si taksistë duke bërë të mundur transportimin e vajzave në hotele.

 

Gjatë ndërhyrjes në disa prej ambienteve të shfrytëzuara për ushtrimin e prostitucionit janë gjetur edhe lëndë narkotike. Policia sekuestroi dy automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokaine si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *