E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Goditet qendra komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor

Një qendër komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor u vu në shënjestër nga ushtria izraelite. Sipas IDF, avionët luftarakë kryen sulme ajrore në Libanin jugor, ndërsa goditën gjithashtu një vend lëshimi raketash.

Në të njëjtën kohë, tre raketa u lëshuan nga pala libaneze duke aktivizuar sirenat e luftës në zonën Arab al-Aramshe.

IDF tha se tre raketat ranë në zona të hapura, ndërsa trupat izraelite goditën vendin e lëshimit.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit ka ngritur alarmin tek ndërkombëtarët se lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet, duke sjellë pasoja të parikuperueshme për botën./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë