Sulmi rus në stacionin hekurudhor Kramatorsk në rajonin e Donetskut dyshohet se ka lene mbi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur.

 

Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase UNIAN, duke cituar presidentin e rrjetit hekurudhor ukrainas Alexander Kamyshin.

 

Viktimat dhe të plagosurit janë ukrainas të fshehur në stacionin hekurudhor në pritje për tu larguar luftës në qytet.

Dy raketa ruse dyshohet se kanë shkaktuar këtë tragjedi.

 

Po ashtu gjatë natës ka patur granatime të rënda dhe lëshime raketash goditën Donbassin në Ukrainën lindore.

 

Sirenat binin vazhdimisht, duke bërë që popullsia e qytetit të Slavyansk të nxitonte drejt vendstrehimeve, bën të ditur BBC.

 

Qyteti Avdiivka, në rajonin e Donetskut, u sulmua nga ushtria ruse dhe u regjistrua të paktën një i vdekur dhe një i plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *