Subscribe

Policia italiane ka realizuar gjate natës duke gdhire kjo e hënë nje super operacion, duke goditur nje klan te fuqishëm te mafias kalabreze “Ndrageta”, qe kontrollonte nje qender emigrantesh ne nje komune te Krotones.

 

Operacioni i koduar “Jonny” në të cilin morën pjesë rreth 500 agjentë të policisë  ka çuar në arrestimin e 68 personave anëtarë të klanit mafioz “Arena”, dege e Ndraghetas. Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se klani Arena kontrollonte me qëllime përfitimi qëndrën e emigrantëve në qytezën e “Isola Capo Rizzuto”.

 

Kjo qëndër emigrantësh është një nga kampet më të mëdhaja të pritjes së emigrantëve në Europë. Akuza ndaj të arrestuarve është falsifikim i dokumenteve, mashtrim e përvetësim në dëm të shtetit, evazion fiskal, pjesëmarrje në aktivitet mafioz, si edhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve janë dhe kreu i qëndrës së pritjes së emigrantëve si dhe prifti i qytezës. Arrestimet janë realizuar pas disa muajve hetime intensive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *