E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, dy të arrestuar, një në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri dhe ka vënë në pranga dy prej anëtarëve të grupit, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në kuadër të operacionit “Members”, u vunë në pranga shtetasit  Bledar Jella, 29 vjeç dhe Xhemal Shehi, 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Reklamë

Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi  S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë.

Në përfundim u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë