Një tjetër grup kriminal që ushtronte aktivitetin e kultivimit të kanabisit me anë të llampave në një vilë, është goditur nga policia e Tiranës. Anti-droga gjatë operacionit “Shtëpia Jeshile” ka sekuestruar drogë me vlerë 100 mijë euro ndersa arrestoi tre persona.
Në pranga ranë Ervin Prifti si dhe Artan e Gentian Muça. Bimet narkotike kultivoheshin në banënën Artan Muçës në Mallkuç të Fushë-Krujës.
TONIN VOCAJ
DREJTOR I POLICISE TIRANE
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro. Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.
Ndërkohë drejtori i policise se tiranes beri me dije se në kuadër të një operacioni tjetër është goditur një grup kriminal që rezultuan se ishin autor të 24 vjedhjeve kryesisht në Kavajë. Në pranga ranë Eraldo Troshku, Ervis Qoli dhe Enea Meta.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.





