Subscribe

Mësohen te tjera detaje nga aksioni i FNSH-së në Elbasan, ku është goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

 

Aksioni ka nisur, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, teksa me qindra efektivë kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente.

 

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë dhjetëra persona që janë shoqeruar për verifikim.

 

Por, gjithashtu disa prej tyre janë janë arrestuar. Numri i saktë do të përcaktohet në një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit.

 

Hetimet janë kryer me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit.

 

Anëtarët e grupit janë identifikuar me metoda speciale të hetimit, ndërkohe për rastin prokuroria e Elbasanit ka lëshuar mbi 50 masa arresti. Sipas burimeve 90% e këtyre masave janë ekzekutuar.

 

Në kuadër të ketij hetimi janë sekuestruar drogë, armë dhe shuma monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.

 

Grupi i trafikantëve merrenin me shitje droge në qytet. Ndaj personave nën hetin rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *