Operacioni ndërkombëtar “NEIKEA”, zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, ka shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e koakinës në Milano dhe në vendin tonë.

Ky operacion ka dërguar në pranga 12 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Me qëllim ekstradimin në Itali, janë arrestuar në Tiranë dhe Laç: B. C. 40 vjeç dhe E. U., 27 vjeç.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga italian Luca Guerra, që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Guerra është arrestuar në prill të vitit 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili po ashtu u arrestua në qeshor të atij viti, pasi tentoi të vrasë shqiptarin M. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *