Policia e Beratit ka zbuluar grupin prej gjashtë personash të cilët përfitonin duke mashtruar me kredi fiktive.

 

Në kuadër të operacionit “mashtrimi”, është bërë i mundur ndalimi i një personi një tjetër është shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.

 

Sipas policisë, gjashtë personat kanë përvetësuar 300 mijë lekë të reja duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte dhe duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat.

 

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

 

Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpëmrjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

 

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

 

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

 

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *