E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Goditet grupi i kokainës në Tiranë, 5 të arrestuar

5 persona ranë në prangat e policisë pasi prej kohësh shpërndanin droga të forta në disa zona të kryeqytetit.

 

Elton Hasnjoku nga Tirana, Armand Pisha, Migen Jani, Shpetim Myrta, dhe Mariglen Gostima që të tre nga Elbasani u arrestuan në zonën e Oxhakut ndërsa nga kontrolli iu gjetën 250 gramë kokainë.

 

Reklamë

Policia sqaroi se të arrestuarit dy prej të cilëve të dënuar më parë në fushën e narkotikëve  shisnin “Kokainën” ndërsa klientelën e kishin siguruar në zonën e Oxhakut dhe Xhamllikut në sheshin “Shtraus”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që të arrestuarit lëviznin u sekuestruan dhe 8 telefona celularë.

Më shumë video

Reklamë