Subscribe

Goditet një grup kriminal në fushën e narkotikëve në Lushnjë.

Gjate operacionit të koduar “Mërtishi”, pervec arrestimit te kater personave, jane sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin lëndën narkotike.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *