Subscribe

Nje bande prej 11 personash, mes te cilëve edhe shqiptare, qe kryenin grabitje ne shtëpi eshte goditur nga policia spanjolle. Operacioni i emërtuar “Kruja” per shkak se drejtuesi i grupit dhe disa anëtare ishin nga ky qytet, u zhvillua pas hetimeve qe zgjasnin prej një viti. Vjedhjet kryheshin ne rajonin e Katalonjes dhe pjesëtarët e bandës ishin nga mosha 28-60 vjeç. Ata akuzohen për 42 raste grabitjesh edhe ne rrethinat e Barcelonës. Identitetet e shqiptareve nuk bëhen te ditura, por mësohet se drejtuesi i grupit është 28 vjeç.
Ai i vinte ne prove pjesëtarët shqiptare te bandës dhe nëse nuk i pëlqente si vepronin gjate grabitjes i rikthente ne Shqipëri. Edhe përzgjedhja e banesave qe do te bëheshin pre e grabitjeve behej prej tij. Preferoheshin kryesisht ato te izoluara dhe me dritare qe mund te hapeshin me lehtësi. Automjetet i ndërronin çdo jave per te shmangur dyshimet. Ata grabisnin para, bizhuteri dhe sende me vlere qe i transportonin lehtësisht dhe me pas i shisnin ne tregun e zi. Mësohet se per arrestimin e shqiptareve kishte ndihmuar edhe nje përkthyes shqiptar. Pjese e bandës ishin edhe spanjolle, rumune dhe marokene. Gjykata ka lënë ne burg 6 prej te arrestuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *