E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Bota

Goditet banda italo-shqiptare

Një organizate italo-shqiptare e trafikut te drogës është zbuluar nga autoritetet italiane. Forcat e Guardia Di Finanzas ne Lece kane ekzekutuar urdhër-arreste ndaj 19 personave, një pjese e te cilëve shqiptare, por identitetet e tyre nuk janë bere ende te ditura. Grupi merrej me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marihuanes. Siç raportojnë mediat italiane, gjate operacionit janë sekuestruar 14 kg heroine, 1 kg kokaine dhe 136 kg marihuane. Gjithashtu janë zbuluar edhe arme, tre kallashnikovë dhe një sasi municionesh. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Leçes, me kërkese te Drejtorisë Rajonale te Antimafias. Organizata vepronte ne zonën e Italisë jugore, Brindisi e Taranto.

Vazhdo të lexosh

Reklamë