Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër bandë të trafikut të lëndëve narktoike, e cila përbëhej nga shqiptarë, italianë dhe polakë.

 

Me urdhër të Prokurorisë së Torinos janë ekzekutuar 11 urdhër arreste, me akuzën e pjesëmarrjes në grupin kriminal me aktivitet në narko-trafikun ndërkombëtar.

 

Policia sekuestroi në territorin italian mbi 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kg marihuanë, me vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro.

 

Hetimet investigative të antidrogës e të antimafies italiane të qytetit të Torinos u shtrinë në territorin kombëtar dhe në shtetet Shqipëri, Ekuador, Slloveni,  Poloni, Gjermani, e Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *